Enciso optimist: Ne kemi forcën të mposhtim Francën dhe yjet e saj
Paraguaji mbrëmë befasoi të gjithë në 1/16-tat e Kampionatit Botëror.
Ata eliminuan 4-herë kampionët, Gjermaninë pas gjuajtjeve të penalltive me Jose Canalen që shënoi goditjen kualifikuese.
Një nga heronjtë e mbrëmjes ishte Julio Enciso, i cili hyri në histori si lojtari i parë paraguajan që shënoi në fazën e eliminimit.
Pas kualifikimit, Enciso u shpreh optimist për shanset e kombëtares së tij, duke thënë se do e eliminojnë edhe Francën.
“Jam gati të luaj kundër të gjithëve. Ne kemi fuqitë tona për të mundur Francën dhe yjet e saj”, u shpreh Enciso.
Paraguaj, në 1/8-tat e finales do të pres fituesin e ndeshjes Francë-Suedi./IndeksOnline/

