75 Mall Live Search
10:21 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / KV

Publikoi video me përmbajtje që nxit urrejtje gjatë manifestimit në Gazimestan, i dyshuari është larguar nga Kosova

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, pas dyshimeve se një shtetas i Serbisë ka publikuar një video me përmbajtje që nxit urrejtje gjatë manifestimit të mbajtur në Gazimestan.

Sipas policisë, më 30 qershor 2026, nga inteligjenca është pranuar informacion se i dyshuari, gjatë manifestimit të 28 qershorit në Mazgit të Obiliqit, ka realizuar dhe publikuar një video me përmbajtje që dyshohet se nxit urrejtje.

Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, ndërsa verifikimet kanë treguar se i dyshuari kishte dalë nga Kosova më 28 qershor përmes pikëkalimit kufitar në Jarinjë.

Lidhur me rastin, hetimet janë duke vazhduar./IndeksOnline/