Aksident trafiku në Deçan, policia dhe zjarrfikësit në vendin e ngjarjes (Video)
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Deçan, transmeton IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, dëmet materiale në automjetet e përfshira janë të konsiderueshme.
Deri tani, Policia e Kosovës nuk ka dhënë informacione zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident./IndeksOnline/

