75 Mall Live Search
13:47 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / A

Sulmohet brutalisht analisti i njohur shqiptar

Analisti Ilir Demaliaj është sulmuar brutalisht ditën e sotme në Tiranë.

Pas këtij rasti të rëndë, analisti është lajmëruar vetë nga spitali duke thënë për Top Channelin, se sapo kishte dalë nga shtëpia, dy persona e kanë goditur me grushte.

“Asgjë, po dilja nga shtëpia dhe dy veta të lagjes që kanë dyqan aty më sulmuan. Një polic po i vinte gjobë për parkim të gabuar. Më goditën me grushte se thanë që kam lajmëruar policinë, por nuk e kisha lajmëruar unë”, tha ai.

Prapaskena | Prapaskena

Demaliaj shtoi se kërcënime të vazhdueshme ka pasur, por jo armiqësi e as nuk i ka borxh njeriu.

”Nuk i kam borxh njeriu dhe as armiqësi, por kërcënime të vazhdueshme kam pasur, urrejtje kot. Si shqiptarët, shihemi online, në media, jemi një popull që veç urrejmë, por nuk e kuptojmë që me këtë do të shkatërrojmë vetveten”.

Ndër të tjera, analisti shqiptar u shpreh se nuk beson se e goditën për qëndrimet e tij politike.

Ilir Demaliaj: Akuzojnë babanë tim si vrasës, pa asnjë provë. Këta shkojnë  deri tek motra, por tjetri të vret për të... - Sociale

“Shumë njerëz më thonë pse rri, pse ashtu, unë rri ku të më dojë qejfi mua. Nuk besoj që më rrahën për qëndrimet e politikës, por pse kam ngritur problemin për të pastruar parkimin e asaj zone, se nuk hyjmë dot në shtëpi. Këtu është vendi i cubave. Më dhunuan në sy të policisë. Po i kërkon policia, i ka gjetur, por nuk e di nëse i kanë kapur. A ka shtet këtu? E bëra denoncimin. Më dhunuan me grushte, ishin dy veta”, u shpreh Demaliaj.