Aksident trafiku në Krushë të Madhe, përplasen një veturë dhe një traktor me rimorkio (Video)
Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, ku janë përfshirë një veturë dhe një traktor me rimorkio.
Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar, transmeton IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Trafikut, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit./IndeksOnline/

