Çfarë po ndodhë? Milot Rashica në Sllovaki, publikon foto me valigje në duar!
Milot Rashica ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, duke bërë fansat të mendohen për të ardhmen e tij.
Futbollisti kosovar shihej me valigje në duar, por i buzëqeshur, veshur me fanellën e Beshiktashit, shkruan IndeksOnline.
Megjithatë, ende nuk ka asnjë lajm të ri për të ardhmen e 30 vjeçarit.
Kjo foto e Rashicës është bërë në Sllovaki, ku aktualisht skuadra turke ka shkuar për të bërë fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri.
Gjatë muajve të fundit është përfolur në vazhdimësi për një largim të mundshëm të Milot Rashicës nga Beshiktashi, por ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Ai ka kontratë me ”Shqiponjat”, deri më 30 qershor 2027./IndeksOnline/


