75 Mall Live Search
15:13 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / KV

Policia jep detaje për aksidentin mes një veture dhe trenit në Fushë Kosovë, një person i lënduar

Një aksident trafiku është regjistruar rreth orës 14:00 në Fushë Kosovë, ku një veturë është përplasur me një tren.

Sipas Policisë së Kosovës, nga aksidenti një person ka mbetur i lënduar dhe ka marrë trajtim mjekësor, transmeton IndeksOnline.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të njoftimit, njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku Rajonal”, deklaroi Pllana.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te ky aksident./IndeksOnline/