75 Mall Live Search
18:46 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / S Z

Këshilli Prokurorial vendos t’i publikojë intervistat e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Prishtinë- Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të mërkurën, mori vendim për transmetimin e intervistave të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Pas zhvillimit të procesit të intervistimit të mërkurën, Paneli Vlerësues publikoi rezultatet, sipas të cilave kandidatët u poentuan në këtë mënyrë: Zejnullah Gashi 91.6 pikë, Atdhe Dema 89.3 pikë, Naim Abazi 89 pikë, Rafet Halimi 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu 86.5 pikë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Me qëllim që procesi të jetë më transparent, vendos publikimin e video-intervistave në platformat e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës”, tha anëtari Milot Krasniqi.

Ndërkaq, kryesuesi Arian Gashi tha se kanë ndërtuar standard nga procesi i kaluar, që intervistat të publikohen në kohë reale dhe se ai standard është dashur të ndiqet.

“Për informacionin tuaj, nuk janë transmetuar menjëherë por pas disa ditëve nga procesi i kaluar”, tha Gashi.

Më pas, me gjashtë vota për dhe një kundër, u miratua propozimi për publikimin e video-intervistave sot. /BetimipërDrejtësi