Dita e 32-të e tubimit të Tiranë, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
Po mbahet në Tiranë dita e 32-të e tubimit të qytetarëve.
Ashtu si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” e më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, aty ku disa prej tyre do të mbajnë fjalën e tyre, raporton Topchanel.
Ata vijuan me thirrjet e tyre të përhershme: “Revolucion! Rama n’burg, Berisha n’burg”.

