Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Gjykata Speciale ka caktuar 16 shtatorin si datë për shqiptimin e aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
“Në urdhrin për caktimin e datës, Trupi Gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për kuvendimet ishte zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, thuhet në njoftim.
Paraprakisht, data finale brenda së cilës pritej vendimi ishte 20 korriku.
Thekësojmë se ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgim që nga tetori i vitit 2020.
Ata akuzohen për krime lufte dhe për krime ndaj njerëzimit.

