Largohet uji nga rruga në magjistralen Ferizaj-Gjilan, lirohet qarkullimi për mjete
Pas pakësimit të reshjeve të shiut dhe ndërhyrjes së Shërbimeve Emergjente, është bërë e mundur largimi i ujit nga rruga në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Dardani.
Sipas njoftimit të policisë, tashmë rruga është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve dhe trafiku tashmë po zhvillohet normalisht në të dy drejtimet.
“Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë menaxhimit të kësaj situate, ndërsa apelojmë te shoferët e automjeteve të kenë kujdes në rrugën me lagështi”, u tha në njoftim.

