Arrihet marrëveshja, mbi 100 milionë për Sandro Tonalin
Tottenham Hotspur ka arritur marrëveshje me Newcastle Unitedin për transferimin e mesfushorit italian Sandro Tonali, në një operacion me vlerë totale prej 100 milionë funtesh.
Sipas marrëveshjes, londinezët do të paguajnë 92.5 milionë funte si shumë fikse, ndërsa edhe 7.5 milionë funte të tjera do të vijnë përmes bonuseve të parashikuara në kontratë.
Newcastle ka pranuar ofertën, ndërsa Tonali ka rënë dakord për të gjitha kushtet personale me Tottenhamin, duke i hapur rrugë finalizimit të transferimit./Indeksonline/
🚨🇮🇹 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆 | Tottenham AGREE deal with Newcastle to sign Sandro Tonali! £92.5m fee + £7.5m in potential add-ons, reports @David_Ornstein. ✅ pic.twitter.com/hfs5WaGjM4
— EuroFoot (@eurofootcom) July 1, 2026

