Çmenduri në futbollin kosovar! Gjilani e prezanton Bleart Tolajn, Ballkani i rinovon kontratën – çfarë po ndodh?
Një situatë krejtësisht e pazakontë ka tronditur futbollin e Kosovës.
Brenda një intervali shumë të shkurtër, SC Gjilani publikoi njoftimin zyrtar për transferimin e sulmuesit Bleart Tolaj, duke e prezantuar atë si përforcimin më të ri të skuadrës për sezonin 2026/27, shkruan Indeksonline
Megjithatë, vetëm pak çaste më vonë, reagoi FC Ballkani, i cili zyrtarizoi rinovimin e kontratës së të njëjtit futbollist për edhe dy vite të tjera.
Dy njoftime zyrtare, dy klube të ndryshme dhe i njëjti futbollist kanë krijuar konfuzion të madh në opinionin sportiv, duke ngritur pikëpyetje se cili është realisht statusi i Bleart Tolajt.
Deri në këtë moment, asnjëri nga klubet nuk ka dhënë sqarime shtesë lidhur me situatën, ndërsa mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për një keqkuptim, një gabim administrativ apo për një zhvillim tjetër të pazakontë në merkaton e futbollit kosovar.
Pritet që në orët në vijim të ketë një reagim zyrtar nga klubet për të sqaruar një nga episodet më të çuditshme të kësaj merkatoje./Indeksonline/

