Stuhia e fuqishme me breshër mbulon banjën e një shtëpie në Drenoc të Malishevës
Stuhia e fuqishme e shoqëruar me breshër, që goditi sot fshatin Drenovc të Malishevës, ka shkaktuar situata të pazakonta dhe dëme materiale.
E sasia e madhe e breshrit ka depërtuar edhe brenda një shtëpie, duke mbuluar pothuajse tërësisht dyshemenë e banjës.
Në fotografi shihet se breshri ka arritur deri te ulësja e tualetit, ndërsa hapësira është mbushur me copa akulli, duke dëshmuar intensitetin e jashtëzakonshëm të stuhisë./Indeksonline/

