75 Mall Live Search
23:21 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / Z S

Reagon Grenell: Thaçi është i pafajshëm, çfarë po i pengon gjyqtarët të marrin vendim

Ish emisari i presidentin amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas shtyrjes së re të vendimit për Thaçin dhe ish krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai ka pasur kritika ndaj gjyqtarëve të cilët po e shtyjnë vendimin.

Postimi i plotë:

Tre gjyqtarët e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shtyrë edhe një herë vendimin e tyre lidhur me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga Jack Smith, të cilën e konsideroj të pabazë.

Ky është një nga rastet e rralla kur republikanët, demokratët, konservatorët dhe aktivistët e së majtës ekstreme ndajnë të njëjtin qëndrim.

Hashim Thaçi është i pafajshëm ndaj këtyre akuzave.

Çfarë po i pengon këta gjyqtarë që të marrin një vendim edhe pas gjithë kësaj kohe?

Sot, ata e shtynë sërish vendimin, kësaj radhe deri në muajin shtator.

Ndërkohë, këta persona kanë kaluar gjashtë vjet të tëra në paraburgim (GJASHTË VJET!)