75 Mall Live Search
08:19 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / MSH1

Vlorë: Shpërthim në një lokal, raportohet për dëme

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një ambient lokali në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen “Pavarësia”, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në ambientet e lokalit.

Nga shpërthimi është dëmtuar edhe një automjet që ndodhej i parkuar pranë lokalit, raporton abcnews.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve të vendosjes së lëndës plasëse. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.