75 Mall Live Search
08:24 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / MSH1

Vetëm gjatë qershorit, policia në Ferizaj, gjobiti mbi 1700 shoferë

Policia rajonale e Ferizajt, gjatë muajit qershor, ka shqiptuar gjithsej 1744 gjoba ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke lëvizur me shpejtësi mbi normat dhe kufizimet e lejuara.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, me moton kryesore: “Mos e mat jetën me kilometra në orë”!

“Shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferit dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektojini kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja në njerëz.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore”, apelon policia.

Ftohen qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.