75 Mall Live Search
08:53 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / G T

Trajneri i Kongos e kuptoi në konferencë se babai i kishte ndërruar jetë, ky ishte reagimi i tij!

Një nga momentet më të dhimbshme të këtij Kampionati Botëror ndodhi pas ndeshjes mes Anglisë dhe RD Kongos.

Në përfundim të konferencës për media, zëdhënësi i federatës i dha fund pyetjeve dhe më pas bëri një njoftim tronditës, shkruan Indeksonline

“Nuk ka më pyetje? Faleminderit! Ju njoftojmë se trajneri ka humbur babanë e tij. Ngushëllimet tona të sinqerta”!

Në atë çast, trajneri i RD Kongos, Sebastien Desabre, mësoi për herë të parë se babai i tij kishte ndërruar jetë. Fytyra e tij ndryshoi menjëherë, por ai arriti të ruajë qetësinë, tha vetëm: “Faleminderit” dhe u largua nga salla, duke i hedhur një vështrim plot zemërim zëdhënësit.

Sipas mediave kongoleze, ky ishte momenti kur Desabre mori lajmin për humbjen e babait të tij, duke e bërë mënyrën se si iu komunikua kjo tragjedi edhe më të dhimbshme./Indeksonline/