Përparim Rama flet për gjendjen në LDK: Duhet me vazhdu bashkë për të ardhmen e vendit, me e luftu autokracinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur sot nga gazetarët për situatën në Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Express.
Rama ka thënë se LDK-ja ka qenë gjithmonë bashkë dhe duhet të vazhdojë si e tillë, meqë s’bëhet fjalë për emra të veçantë, por për ta ruajtur demokracinë e vendit dhe për ta mbrojtur Kosovën nga autorkracia.
“LDK-ja ka qenë bashkë, është bashkë dhe duhet me vazhdu bashkë. S’është për një person, as për mu as për dikë tjetër, është për të ardhmen e vendit, me e mbrojtë demokracinë në këtë vend, me e luftu autorkacinë. Këto janë temat, nuk është a është ky a është ai”, ka thënë Rama.

