75 Mall Live Search
15:01 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / OSH

Plagosja në Podujevë, mes dajëve dhe nipave

Podujeva është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme. Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe të njëjtit janë transferuar në QKUK.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personat e përfshirë janë në lidhje familjare, dajë dhe nipa.

Një konflikt i mëhershëm dyshohet se ka çuar deri tek sherri i ditës së sotme.

Njëri nga të përfshirët në plagosjen e sotme është Agim Xhemajli./Indeksonline/