75 Mall Live Search
13:23 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / AR

Flori rikthehet me album të ri në vjeshtë, në horizont edhe bashkëpunimi me Elvanën

Gazetari Elton Tozaj deklaroi sot në emisionin “Ora 7” se këngëtari Flori Mumajesi pritet të rikthehet në skenën muzikore me një album të ri gjatë muajve shtator ose tetor.

Sipas Tozajt, albumi i ri i artistit është në përgatitje prej më shumë se një viti dhe përfshin si këngë të reja, ashtu edhe ripërpunime të projekteve të mëparshme.

“Ka një vit e ca që po punohet për këtë. Ka rikthim, ka ripërpunim të këngëve, ka rivazhdim të këngëve siç është kënga “Hëna” me Ylli Limanin apo “Jeta” me Elvana Gjatën”, deklaroi ai.

I pyetur për një rikthim të mundshëm mes Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës, gazetari u shpreh se një gjë e tillë është diskutuar prej kohësh dhe se pritet të realizohet.

“Është diskutuar prej kohësh kjo gjë dhe po, do të ketë një rikthim me Elvana Gjatën. Rikthim muzikor. Rikthimi i Flori Mumajesit ka për të qenë rikthimi më i madh i mundshëm ndonjëherë”, deklaroi ai.