75 Mall Live Search
13:47 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / MSH1

4 Korriku shpallet “Dita e Miqësisë Amerikane në Prishtinë”

Në ngjarjen “America and Kosovo: A Freedom Story for the Next 250 Years”,  kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, shpalli zyrtarisht 4 Korrikun “Ditën e Miqësisë Amerikane në Prishtinë”.

Me këtë rast, u riafirmua miqësia e veçantë dhe partneriteti ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, transmeton IndeksOnline.

Në të njëjtën ngjarje, Çelësi i Kryeqytetit iu nda profesorit Daniel Serwer.

Ndërsa, me Hyjneshën në Fron u nderuan Ed Joseph, Besa Pinchotti dhe Mario Marquez, për kontributin e tyre në forcimin e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Urime 250-vjetori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës!