75 Mall Live Search
14:08 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / KV

Video nga vendi i ngjarjes: Polici civil neutralizon personin e armatosur pas të shtënave në qendër të Podujevës

Janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes që tronditi qendrën e Podujevës, ku një person i armatosur dyshohet se hapi zjarr ndaj disa qytetarëve.

Në videon e siguruar, shihet momenti kur një polic civil ndërhyn dhe neutralizon personin e armatosur, pak çaste pasi ky i fundit dyshohet se kishte shtënë me revole në shesh.

Sipas informacioneve të deritahme që ka siguruar IndeksOnline, si pasojë e të shtënave disa persona kanë mbetur të plagosur.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat po u ofrojnë ndihmë të lënduarve dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

IndeksOnline do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet e fundit lidhur me këtë ngjarje…