Mbetet gjallë ëndrra portugeze, eliminojnë Kroacinë dhe arrijnë 1/8-tat
Portugalia ka arritur një fitore të vështirë në 1/16-tat e Botërorit.
Ata mposhtën Kroacinë në Toronto, me rezultat 2-1 duke mbajtur gjallë ëndrrën për t’u shpallur kampion bote.
Golat e ndeshjes u shënuan nga Cristiano Ronaldo dhe Gonçalo Ramos për Portugalinë, ndërsa për Kroacinë ishte Ivan Perishiq.
Për performancën e tij, “CR7” u shpall “Man of the Match” ku theu dhe një rekord tjetër duke u bërë lojtari më i vjetër që shënon në fazën e eliminimit.

Në 1/8-tat e finales, Portugalia do të luaj derbin iberik ndaj Spanjës e cila zhvillohet të hënën./IndeksOnline/

