75 Mall Live Search
09:55 / E Premte, 03 Korrik 2026 / L A

S’ka transferim të Enzos, Reali mohon marrëveshjen me të

Ylli i Chelseat, Enzo Fernandez, ishte lidhur që një kohë me një transferim te Real Madridi.

Sikurse me Michael Olisen, edhe kjo përndjekje doli të jetë e pavërtetë pasi një komunikatë e klubit madrilen mohoi se ka pasur kontakt mes të dyja palëve.

“Në dritën e raporteve dhe deklaratave që janë shfaqur ditët e fundit në lidhje me një interes të dyshuar nga Real Madridi CF për lojtarin Enzo Fernández, klubi dëshiron të deklarojë se nuk ka bërë asnjë përpjekje, qoftë direkte apo indirekte, për të nënshkruar me lojtarin e lartpërmendur dhe, po ashtu, nuk ka ndërmend të ndërmarrë një operacion të tillë”, shkruhet në njoftimin e “Los Blancos”-it.

Fernandez, aktualisht është në grumbullim me Argjentinën në Botëror teksa po përgatitet për ndeshjen ndaj surprizës së këtij turneu, Cape Verdes që luhet në mesnatë./IndeksOnline/