75 Mall Live Search
11:29 / E Premte, 03 Korrik 2026 / L A

Xhaka historik, bëhet lojtari i parë i Zvicrës me 150 paraqitje

Emri i Granit Xhakës do të mbetet gjithmonë në histori të Zvicrës.

Në ndeshjen ndaj Algjerisë, ai u bë i pari lojtar i “helvetikëve” që ka arritur kuotën e 150 paraqitjeve individuale.

Xhaka, foli rreth kësaj arritjeje, duke e cilësuar si privilegj të madh ta vesh fanellën helvetike.

“Është një privilegj të kem veshur këtë fanellë për herë të 150-të. Ky vend, ku kam lindur dhe jam rritur, i ka dhënë shumë familjes sime. Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja ime e fundit”, tha Xhaka.