S’ndalet Gjilani, rikthen Mevlan Zekën
Gjilani po vazhdon me përforcime në merkaton e verës.
“Skifterat”, zyrtarizuan rikthimin e Mevlan Zekës nga Malisheva, duke përforcuar kështu repartin e sulmit.
Blerja e Zekës vjen pas asaj të Marijan Çoriqit nga Llapi.
Zeka, sezonin e kaluar bëri 25 paraqitje me Malishevën ku shënoi 9 gola dhe 1 asistim, teksa i kualifikoi në Conference League si nënkampion të Kosovës./IndeksOnline/

