75 Mall Live Search
18:46 / E Premte, 03 Korrik 2026 / MSH1

Fermerët Kosovarë të Qumështit kërkojnë ndërhyrje urgjente, pas inspektimeve në VITA

Fermerët Kosovarë të Qumështit kanë mbajtur një takim urgjent me anëtarësinë, pas situatës së krijuar në qumështoren VITA.

Sipas njoftimit, kërkesa kryesore e fermerëve ishte zhvillimi i një takimi të menjëhershëm me përfaqësuesit e qumështores, me qëllim që të rifillojë sa më shpejt grumbullimi i qumështit.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se kërkesa kryesore e qumështores VITA është përfundimi sa më i shpejtë i analizave laboratorike të mostrave të marra, në mënyrë që të mund të vazhdojë procesi i grumbullimit.

Për këtë arsye, Fermerët Kosovarë të Qumështit i kanë bërë thirrje urgjente Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), që të përshpejtojnë procedimin e rezultateve të analizave.

Ky është njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

U mbajt takimi urgjent me antaresine e shoqates per shkak te situates se krijuar me nderprerjen e grumbullimit te qumeshtit te fresket nga fermat tona, nga qumeshtorja VITA.

Kerkesa kryesore ishte nje takim i menjehershem me qumeshtoren ne menyre qe te rifilloj grumbullimi.

Kerkesa kryesore e qumeshtores eshte dalja sa me e shpejte e rezultateve te mostrave te mara ne menyre qe te rifilloje grumbullimi.

Prandaj, ne si shoqate e prodhuesve kerkojme urgjentisht nga MINISTRIA E BUJQESISE rrespektivisht AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISE, me procedim te resulltateve ne menyre qe te procedojme me dorezimin e qumeshtit te fresket ne menyre qe te evitojme cdo humbje eventuale te sasise se prodhuar duke mare parasysh edhe temperaturat e larta te cilat mbizoterojne. Ne te kunderten, nuk mund ti shmangim protestat eventuale te fermereve