Mbytet në plazhin e Zvërnecit një 29 vjeçare
Të premten ka ndodhur një tragjedi në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, pasi një grua e re ka humbur jetën në det.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:30, në plazhin e Portonovës, në Zvërnec, ku dyshohet se është mbytur në det shtetasja A. Xh., 29 vjeçe, banuese në Shkodër.
Policia shqiptare kanë deklaruar se pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e saj.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

