75 Mall Live Search
09:31 / E Shtunë, 04 Korrik 2026 / Gj Sh

A do të ndryshoj orari i ndeshjes Meksikë – Angli? FIFA merr vendim

Të premten është raportuar se ndeshja e 1/8 së finales mes Meksikës dhe Anglisë, mund të ndryshoj orar dhe të luhet gjashtë orë më herët.

Ndeshja ishte planifikuar të luhet të dielen pas mesnate nga ora 02:00, dhe ishte kërkuar të luhet nga ora 20:00, shkruan IndeksOnline.

”The Athletic” raporton se kishte shqetësime për të ngritura rreth sigurisë së mbështetësve, me motin si një faktor shtesë, por pas diskutimeve, FIFA ka vendosur që ndeshja të luhet sipas orarit fillestar.

Diskutimet mbi zhvendosjen e ndeshjes u intensifikuan pasi katër tifozë të Meksikës vdiqën gjatë festimeve pas fitores së vendit në raundin e 1/16 ndaj Ekuadorit, me organizatorët që vunë shmangien e një përsëritjeje të ngjarjeve tragjike si përparësinë më të lartë.

Rregullorja e FIFA-s për Kupën e Botës 2026 thotë se organi qeverisës i futbollit botëror “ka të drejtë të anulojë, riplanifikojë ose zhvendosë një ose më shumë ndeshje (ose të gjithë Kupën e Botës FIFA 26) për çfarëdo arsye sipas gjykimit të vet, duke përfshirë si rezultat të forcës madhore ose për shkak të shqetësimeve për shëndetin, sigurinë ose mbrojtjen”./IndeksOnline/