Pas Tolaj, Gjilani i merr një tjetër yll Ballkanit
Gjilani ka bërë blerjen e radhës në këtë merkato të verës.
“Skifterat”, zyrtarizuan transferimin e Arbër Potokut, i cili erdhi nga 3-herë kampionët e Kosovës, Ballkani.
Potoku, nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Gjilanin
Ai bëhet përforcimi i 6-të për Gjilanin pas blerjeve të Marijan Coric, Ardian Limani, Hamdi Namanit, Bleart Tolaj dhe Mevlan Zeka.
Mbetet të shihet sa do t’i ndihmojnë “Skifterave” këto përforcime./IndeksOnline/

