75 Mall Live Search
22:52 / E Shtunë, 04 Korrik 2026 / L A

Malisheva përdor “fshesën”, njofton largimin e 7 lojtarëve

Nënkampionët e Kosovës, Malisheva njoftuan për largimin e 7 lojtarëve të skuadrës.

Bëhet fjalë për lojtarët si Ilir Rexha, Rilind Hetemi, Arbër Shala, Riad Jashari, Arian Telaku, Agustin Rojas dhe Tiago Gomes, me klubin që bëri këtë të ditur në faqen e tyre zyrtare.

“Ishte kënaqësi t’ju kemi pjesë të familjes sonë. Ju falënderojmë për çdo ndeshje, çdo sakrificë dhe çdo moment të ndarë së bashku.Ju urojmë shëndet, suksese dhe arritje në çdo hap të rrugëtimit tuaj”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Malisheva, tani po përgatitet për vëllazëroren në Conference League, ku do përballet me Vllazninë e Shkodrës në “Loro Boriqi” të enjten e ardhshme./IndeksOnline/