Pas pensionimit nga Algjeria, Mahrez largohet edhe nga Al-Ahli
Riyad Mahrez mori dy vendime të mëdha brenda këtyre ditëve.
Pas pensionimit nga Kombëtarja e Algjerisë, ai vendosi të largohet edhe nga skuadra e tij, Al-Ahli.
Algjeriani tashmë do të jetë një lojtar i lirë, ku preferon edhe rikthimin në Angli për të qenë afër familjes së tij.
Mahrez, kaloi plot 3 vite te Al-Ahli teksa bëri 122 paraqitje dhe shënoi plot 37 gola dhe 50 asistime, ku fitoi 2 herë AFC Champions League dhe Superkupën e Arabisë Saudite./IndeksOnline/

