I mjafton Francës penalltia e Mbappes, kalon tutje në çerek-finale
Franca është çerek-finalisti i radhës në Kampionatin Botëror.
“Les Bleus”, mposhtën Paraguajin me rezultat minimal 0-1 pas penalltisë së Kylian Mbappes.
Për 10-shin e Real Madridit, është goli i 7-të në këtë edicion të Botërorit dhe i 19-ti në histori, duke iu afruar Lionel Messit i cili ka 20.
Franca, në çerek-finale do të përballet me Marokun e cila luhet të enjten./IndeksOnline/

