Vendndodhja e Udhëheqësit të ri Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, mbetet mister
Edhe pse turma të mëdha kanë mbushur kryeqytetin iranian për ceremonitë mortore të Ajatollah Ali Khameneit të vrarë, i cili humbi jetën në një sulm amerikano-izraelit, vendndodhja e djalit të tij, Udhëheqësit të ri Suprem të Iranit, mbetet e panjohur, shkruan CNN.
Mojtaba Khamenei ende nuk është shfaqur në publik, duke shtuar dyshimet për gjendjen e tij shëndetësore dhe duke nxitur pyetje se kush po e udhëheq vendin.
Megjithëse qeveria iraniane ka bërë të ditura një sërë aktivitetesh, nuk është njoftuar për ndonjë plan që Mojtaba të shfaqet, ndonëse një vendim i tillë me shumë gjasë nuk do të bëhej publik paraprakisht për shkak të konsideratave të sigurisë.
Mendohet se Mojtaba është plagosur në sulmin ku u veanë babai, nëna dhe bashkëshortja e tij.
Ai ka qëndruar i fshehur që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit, duke komunikuar me mbështetësit e tij vetëm përmes deklaratave me shkrim të publikuara nga mediat iraniane dhe të atribuuara atij. Ai nuk e ka shfaqur kurrë fytyrën dhe as nuk e ka përdorur zërin e tij.

