Modelja dhe i dashuri i saj gjenden të vdekur pas tërmetit në Venezuelë
Modelja dhe mbretëresha e bukurisë Venezuelane Skarlent Rodríguez është gjetur e vdekur së bashku me të dashurin e saj José Castro, pasi u raportua e zhdukur për ditë të tëra pas tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën më 24 qershor.
Vdekja e tyre u konfirmua nga anëtarët e familjes, duke i dhënë fund një kërkimi intensiv në rajonin bregdetar të goditur rëndë, raporton Hola!, transmeton Indeksonline.
Sipas raportimeve të mediave lokale dhe deklaratave nga të afërmit, Rodríguez, e cila u kurorëzua Miss Grand Orlando 2025, dhe i dashuri i saj Castro mbetën të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës së apartamenteve ku jetonin në Catia La Mar, shteti La Guaira.
Ndërtesa u shemb gjatë tërmetit dhe ekipet e shpëtimit kaluan ditë të tëra duke kërkuar nëpër rrënoja, ndërsa të dashurit e tyre shpresonin se çifti do të gjendej gjallë. Fatkeqësisht, këto shpresa u shuan kur trupat e tyre u gjetën./Indeksonline/

