Luks i madh/ Çanta e bashkëshortes së Bleros kushton sa një veturë e përdorur
Bashkëshortja e këngëtarit Blero ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar një çantë luksoze të markës YSL (Saint Laurent), e cila kap vlerën prej 11,300 dirhamësh të Emirateve të Bashkuara Arabe (AED), ose rreth 2,650 euro, shkruan Indeksonline.
Aksesori i njohur i shtëpisë së modës është një nga modelet më të preferuara të momentit dhe konsiderohet një prej çantave ikonike të markës.
Paraqitja e saj nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar stilin dhe zgjedhjen e aksesorëve luksozë./Indeksonline/



