75 Mall Live Search
17:47 / E Diele, 05 Korrik 2026 / AR

Aktorja ndan një foto të rrallë me bashkëshortin në përvjetorin e 24-të të martesës

Julia Roberts festoi përvjetorin e 24-të të martesës me bashkëshortin Danny Moder, duke ndarë një foto të rrallë të tyre në rrjetet sociale.

Të shtunën, më 4 korrik, aktorja 58-vjeçare postoi një selfie të saj duke mbështetur kokën mbi shpatullën e Moder, ndërsa shijonin së bashku rrezet e diellit. “NJËZET ❤️🤍💙 KATËR. DO TË VIJNË TË TJERA 🤩”, shkroi Roberts në mbishkrimin e postimit të saj në Instagram, shkruan Indeksonline.

Në komente, shumë nga miqtë e famshëm të çiftit iu bashkuan urimeve të tyre.

“Gëzuar, gëzuar, gëzuar përvjetorin, Moders!!! Dashuria mbretëron! Dashuria fiton!!!”, shkroi Rita Wilson, ndërsa Ali Wentworth tha: “Gëzuar përvjetorin çiftit më të mirë!!! Ju dërgoj shumë dashuri!”./Indeksonline/