75 Mall Live Search
09:23 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / G T

“Ronaldo ka qenë raketë”, Ismet Munishi bëhet komedian: Qysh e krahasojnë me Messin?

Analisti i njohur, Ismet Munishi ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me dyshen Ronaldo “fenomeni” dhe Lionel Messi.

Munishi në emisionin e sportit në Kanal10 u tregua edhe komedian, duke bërë një krahasim mes Ronaldos së Brazilit dhe Messit, shkruan Indeksonline.

Ai e cilëson ish-sulmuesin brazilian si më të mirin në histori.

“Ronaldo ‘fenomeni’ ka qenë raketë. Nuk e di qysh e krahasojnë Messin me të”, u shpreh Munishi.

Munishi është i njohur për deklarata të tilla, vetëm për të ngjallur reagime te publiku./Indeksonline/