75 Mall Live Search
10:37 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / G T

Pamje që emocionon çdo tifoz, momenti kur Gonzalez shkon me lot në sy për t’u përshëndetur me “Chichariton”

Kombëtarja e Meksikës u eliminua nga Kupa e Botës pas humbjes 3:2 ndaj Anglisë.

Disa video emocionuese janë publikuar në rrjetet sociale, me protagonist futbollistin, Armando Gonzalez Alba, i njohur si “La Hormiga”, shkruan Indeksonline

Image

Futbollisti pas humbjes vrapoi te tribunat, aty ku po qendronte si analist i një emisioni sporitv, legjenda meksikane, “Chicharito”.

Gonzalez me lot në sy, u përshëndet me ish-sulmuesin e shumë skuarave, Javier Hernandez – pamje kjo që i ka emocionuar gjithë tifozët e futbollit./Indeksonline/