75 Mall Live Search
12:10 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / P M

Mblidhet dega e LDK-së në Beneluks, kjo është kërkesa e tyre për kryesinë qendrore

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Beneluks ka mbajtur mbledhje ku edhe ka shqyrtuar situatën e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen e tyre në rrjetin social Facebook, duke thënë se kryesia shpreh përkrahjen e saj të plotë për strukturat e LDK-së dhe kryetarin e saj Lumir Abdixhiku.

Njëkohësisht kanë kërkuar nga kryesia qendrore që të analizojnë procesin gjedhor dhe të marrin masa të nevojshme në funksion të forcimit të mëtejshëm të partisë.

Njoftimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës -dega në Beneluks.

Kryesia e degës, në mbledhjen e djeshme shqurtojë situatën e zgjedhjeve te qershorit.

Kryesija falëmenderon strukturat dhe votuesit e LDK-së në ketë pjesë të Europës!

Në ketë situatë, kryesia e degës për Beneluks, shpreh përkrahjen  e saj  të plotë për strukturat e LDK-së, kryetarin z.Lumir Abdixhiku, kryesinë e LDK-së, këshillin e pergjithshëm dhe kuvendin e LDK-së..

Njëkohësisht, kryesia e degës i kërkon kryesisë qendrore  që të bëjë një analizë të plotë të procesit zgjedhor dhe të marrë masat e nevojshme në funksion të forcimit  të mëtejshëm të LDK-së.

Po ashtu, konsiderojmë  e zërave nga jashtë LDK-së dhe disa zërave  nga mbrena, duhet t’u bëhet e qartë se vetëm strukturat  e LDK-së kanë mandatin dhe legjitimitetin  për t’i udhëhequr  procesët zgjedhore  dhe vendimmarrëse të LDK-së!

Me respekt:B.Kastrati -kryetar dege i LDK-së për Beneluls.

Bruksel .06.07.2026!