75 Mall Live Search
12:16 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / S Z

Sekuestrimi i aseteve me vlerë prej 1 milion eurosh, publikohet video e aksionit

Policia e Kosovës ka publikuar videon gjatë sekuestrimit të aseteve me vlerë prej 1 milion eurosh në Kosovë, në lidhje me një rrjet të pastrimit të parave të përfituara nga trafikimi i drogës.

Policia informon se operacioni është realizuar në kuadër të një hetimi mbi pastrimin transnacional të të ardhurave të nxjerra nga trafikimi i drogës, i realizuar nga autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuara nga Europoli dhe Eurojusti, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës.