Zyrtare: Tonali transferohet te Tottenhami për 100 milionë, bëhet futbollisti italian më i shtrenjtë në histori
Tottenham Hotspur ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit italian Sandro Tonali nga Newcastle Unitedi, në një marrëveshje rekord me vlerë totale prej 100 milionë funtesh.
Sipas njoftimit të klubit londinez, shuma përfshin 92.5 milionë funte fikse dhe 7.5 milionë të tjera në formë bonusesh, duke e bërë këtë transferimin më të shtrenjtë të një futbollisti italian në histori, shkruan Indeksonline
Benvenuto, Sandro 👋 pic.twitter.com/OsCQx4dEQH
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) July 6, 2026
Tonali ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Tottenhamin, ku pritet të jetë një nga figurat kryesore të mesfushës për sezonet e ardhshme.
Me këtë lëvizje, 25-vjeçari thyen rekordin e mëparshëm për një futbollist italian, ndërsa Tottenham dërgon një sinjal të fortë për ambiciet e tij në Premier League dhe në garat evropiane./Indeksonline/

