Arrihet një mega-blerje në NBA, e bën Miami Heat
Miami Heat ka bërë një lëvizje bombastike për sezonin e ri të NBA-së.
Bëhet fjalë për basketbollistin grek, Giannis Antetokounmpo i cili erdhi nga Milwaukee Bucks.
Në këmbim tanimë ish-skuadra e tij, Milwaukee Bucks mori Tyler Herro, Kasparas Jakučionis, Jaime Jaquez Jr., Kel’el Ware, tre zgjedhje të raundit të parë (2026, 2031 dhe 2033), një shkëmbim zgjedhjesh të raundit të parë të vitit 2030 dhe një zgjedhje të raundit të dytë të vitit 2033.
Antetokounmpo, kaloi 13 vite te Milwaukee ku pati sukses duke fituar titullin në vitin 2021./IndeksOnline/

