75 Mall Live Search
22:08 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / L A

Ballkani përforcohet në portë, zyrtarizon yllin e Prishtinës

Ballkani ka bërë një përforcim në portë.

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Ardit Nika, i cili u transferua nga Prishtina si transferim i lirë.

Nika, pati një karrierë të suksesshme me Prishtinën ku kishte bërë plot 122 paraqitje dhe arriti të fitonte titullin e Superligës, Kupën e Kosovës si dhe Superkupën.

Ai mund të bëjë debutimin e tij në ndeshjen ndaj Connah’s Quay Nomads, në raundin e parë kualifikues të Conference League./IndeksOnline/