Fund i hidhur për Ronaldon, Spanja kalon në çerek-finale
Portugalia është eliminuar nga Kampionati Botëror.
Ata u mposhtën nga fqinjët e tyre, Spanja me rezultat minimal 0-1 duke shuar ëndrrën e Cristiano Ronaldos për të shtuar Botërorin në trofetë e tij.
Për “CR7” ishte ndeshja e fundit me fanellën portugeze pasi kishte njoftuar se do të pensionohej nga futbolli ndërkombëtar pas Botërorit.
Golin e fitores për “La Roja” e shënoi Mikel Merino, në minutat e fundit të ndeshjes.
Spanja, në çerek-finale do të përballet me fituesin e ndeshjes SHBA-Belgjikë./IndeksOnline/

