Ronaldo nuk i mban lotët në ndeshjen e tij lamtumirëse me Portugalinë
Cristiano Ronaldo luajti sot ndeshjen e tij të fundit me Kombëtaren e Portugalisë.
23 vite me këtë fanellë, por që nuk ishte e shkruar që ai ta fitonte Kupën e Botës.
Pas eliminimit nga Spanja, Ronaldo nuk mundi të mbante lotët e zhgënjimit ku mori një përqafim edhe nga talenti i Barcelonës, Lamine Yamal.
Kështu ai e mbyll karrierën me Portugalinë si një nga golashënuesit më të mirë të këtij shteti me 146 gola si dhe është lojtari me më së shumti paraqitje, me 233 të tilla.
“CR7” i ka sjellur Portugalisë trofe, atë të “Euro 2016” si dhe dy të Nations League, në vitet 2019 dhe 2025./IndeksOnline/

