75 Mall Live Search
08:09 / E Martë, 07 Korrik 2026 / AR

G-Bani uron Rozana Radin për ditëlindje: “Faleminderit për të gjitha momentet në BBVA”

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, G-Bani, i ka bërë një urim publik këngëtares dhe moderatores Rozana Radi me rastin e ditëlindjes së saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai publikoi një mesazh të shkurtër, por domethënës, duke e falënderuar për momentet që ndanë së bashku gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, shkruan Indeksonline.

“Gëzuar ditëlindjen @rozana_radi! Falem nderit për të gjitha momentet në BBVA4”, ka shkruar G-Bani në postimin e tij.

Urimi i tij është pritur mirë nga ndjekësit, të cilët kujtojnë raportin dhe momentet që dyshja ndanë gjatë eksperiencës në Big Brother VIP Albania 4./Indkesonline/