Rike Roçi flet pa filtra: Pas imazhit publik fshihet një realitet që pak e kuptojnë
Aktorja dhe producentja Rike Roçi ka ndarë me ndjekësit një reflektim të sinqertë mbi sfidat që shoqërojnë rrugëtimin e saj profesional.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thekson se pas çdo projekti të suksesshëm fshihet shumë punë, sakrificë dhe presion, ndonëse nga jashtë gjithçka mund të duket e lehtë.
“Nga jashtë mund të duket gjithçka e lehtë, e bukur dhe e arritur pa shumë vështirësi, por realiteti pas çdo projekti është krejt tjetër. Ka shumë punë të palodhur, organizim të vazhdueshëm, përgjegjësi të mëdha dhe një presion që nuk shihet”, shkruan ajo.
Roçi rrëfen se në këtë rrugëtim përballet çdo ditë me ankthin, lodhjen, pritshmëri të larta dhe me njerëz që, sipas saj, “mezi presin të të shohin të rrëzuar”.
Ajo thekson se të qenit aktore dhe producente nuk nënkupton vetëm pasion e krijimtari, por kërkon edhe disiplinë, durim dhe sakrifica të mëdha.
Në fund të mesazhit, Rike Roçi, shprehet se suksesi nuk matet vetëm me rezultatin final, por me forcën për të vazhduar përpara pavarësisht presionit, kritikave dhe sfidave të përditshme, duke shtuar se pas imazhit publik fshihet një realitet që pak njerëz e kuptojnë. Postimin e saj ajo e mbyll me fjalët: “Gjithmonë e vërtetë!


