75 Mall Live Search
13:09 / E Martë, 07 Korrik 2026 / Z S

Figura e Adem Demaçit i shtohet figurave kombëtare në zyrën e presidentit

Në zyrën e presidentit të Kosovës, përveç figurave të njohura kombëtare si Nënë Tereza, Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova, tashmë është vendosur edhe portreti i veprimtarit të shquar shqiptar, Adem Demaçi.

Vendosja e figurës së Demaçit është vërejtur gjatë takimeve të fundit të ushtruara nga presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ku në mesin e figurave historike kombëtare tashmë është përfshirë edhe një figurë tjetër e rëndësishme e historisë sonë kombëtare, ajo e Adem Demaçit

Adem Demaçi njihet për angazhimin e tij të gjatë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe për qëndrimin e tij kundër represionit jugosllav, për çka kaloi rreth 28 vjet në burgjet politike të ish-Jugosllavisë.